RREGULLORJA

RREGULLORJA
E PUNËS BORDIT DREJTUES

Klubi - UNI College -

Rregullorja e punës së Bordit Drejtues 

Me këtë Rregullore, të hartuar në bazë të Ligjin mbi Sportin nr. 2003/24 dhe Udhëzimit   Administrativ nr. 03/2015, si dhe nenit 8 të statutit të KB “UNI COLLEGE”, Bordi Drejtues nxjerr këtë rregullore të punës

  1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë Rregullore përcaktohen mënyra e punës dhe e marrjes së vendimeve në Bordin Bordit, që konsistojnë në:

–       përgatitjen dhe konvokimin e mbledhjeve të Bordit,

–       udhëheqjen e mbledhjeve,

–       marrjen e vendimeve dhe konkluzave dhe

–       mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Bordit

Neni 2 

Mbledhjet e rregullta të Bordit mbahen të paktën një herë në muaj.

Neni 3  

Në mbledhjet e Bordit, përveç anëtarëve, mund të marrin pjesë edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës pa të drejtë pjesëmarrjeje në marrjen e vendimeve.

  1. PЁRGATITJA DHE KONVOKIMI I MBLEDHJEVE TЁ BORDIT

 

Neni 4

Mbledhjet e Bordit i thërret kryetari.

Neni 5 

Mbledhjet e Bordit mund të mbahen nëse në to marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve, ndërsa vendimet dhe konkluzat do të jenë të vlefshme nëse për to votojnë më tepër se gjysma e anëtarëve të pranishën më mbledhje.

Neni 6 

Mbledhjet e Bordit i përgatisin kryetari dhe sekretari i Klubit, ndërsa e udhëheq kryetari, apo kryesuesi të cilin e autorizon kryetari apo Bordi.

Neni 7

Me rastin e hapjes së mbledhjes, kryetari apo kryesuesi propozon rendin e ditës.

Neni 8

Çdo anëtar ka të drejtë të propozojë ndryshimin apo plotësimin e rendit të ditës, duke dhënë arsyetimet përkatëse, ndërsa rendin përfundimtar e miraton Bordi.

III.  VENDIMET DHE KONKLUZIONET

Neni 9

Pas çdo pike të rendit të ditës Bordi merr vendime apo konkluzione përkatëse.

Neni 10 

Vendimet në Bord merren me shumicë votash.

Votimet në mbledhjet e Bordit janë të hapura.

Neni 11

Vendimet dhe konluzat e marra shënohen në procesverbal.

Neni 12

Për tërë rrjedhën e mbledhjes së Bordit mbahet procesverbali, të cilin në fund të mbledhjes e nënshkruajnë kryetari ose kryesuesi i mbledhjes dhe procesmbajtësi.

  1. DISPOZITA PЁRFUNDIMTARE

Neni 13 

Rregullorja e punës së Bordit miratohet nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të Bordit, ndërsa ndryshimet dhe plotësimit e saj bëhen në mënyrën dhe sipas procedures së njëjtë sikurse miratimi i saj.

Neni 14

Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga anëtarët e Bordit të KB “UNI COLLEGE”, të aprovuar më 0106.2024. 

RREGULLORJA

RREGULLORJA
E PUNËS Këshillit Mbikqyrës

Rregullorja e punës së Këshillit Mbikqyrës 

Me këtë Rregullore, të hartuar në bazë të Ligjin mbi Sportin nr. 2003/24 dhe Udhëzimit   Administrativ nr. 03/2015, si dhe nenit 8 të statutit të KB “UNI COLLEGE”, nxjerr këtë rregullore të punës së Këshillit Mbikqyrës të Klubit.

Neni 1

Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e punës dhe e marrjes së vendimeve në Këshillin Mbikëqyrës të KB “UNI COLLEGE” që konsistojnë në:

–       përgatitjen dhe konvokimin e mbledhjeve të Këshillit;

–       udhëheqjen e mbledhjeve;

–       marrjen e vendimeve lidhur me mbikqyrjen profesionale dhe nxjerrjen e konkluzioneve;

–       mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit

Neni 2

Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë, ekspertë të fushave të caktuara.

Neni 3

Këshilli ka kryetarin, të cilin nga radhët e veta e zgjedhin anëtarët e Këshillit, ku si tërësi i përgjigjen Bordit Drejtues të KB “UNI COLLEGE”.

Neni 4

Mandati i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyerës zgjatë katër (4) vjet. Këshilli mund të shkarkohen edhe para skadimit të kohës, vetëm atëherë kur konstatohet nevoja për shkaqe objektive.

 

Neni 5

Këshilli Mbikëqyrës është organ mbikëqyrës i klubit, që mbikëqyrë zbatimin e Statutit dhe të akteve të tjera të përgjithshme, gjendjen materiale-financiare dhe shfrytëzimin e pasurisë së klubit, dhe ligjshmërinë e punës së organeve të klubit, zbatimin e vendimeve, konkluzioneve dhe akteve të tjera juridike.

Neni 6

Këshilli Mbikëqyrës mund të kërkoj që të këtë qasje në dokumentet që kanë të bëjnë me punën dhe me gjendjen financiare të klubit.

Neni 7

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mund të kërkojnë mbajtjen e mbledhjeve të Bordit Drejtues nëse konstatojnë ekzistimin e parregullësive financiare dhe punuese, shkeljen e Statutit dhe të akteve të tjera të përgjithshme të klubit.

Neni 8

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të marrin pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote në marrjen e vendimeve.

Neni 9

Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës i thërret dhe i udhëheq kryetari i Këshillit.

Neni 10

Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës mbahen në përbërje të plotë, ndërsa vendimet dhe konkluzionet merren me shumicë votash.

Neni 11

Për tërë rrjedhën e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës mbahen procesverbale, të cilat pas aprovimit nga Këshilli, ruhet në dokumentacionin zyrtar të klubit.

Neni 12

Konvokimin e mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës e bënë kryetari i këshillit dhe atë së paku një herë në muaj.

Neni 13

Këshilli Mbikqyrës ka për obligim të ushtroj mbikqyrje administrative e profesionale në veprimtarinë e klubit, dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organet e klubit. 

Neni 14

Rregullorja e punës së Këshillit Mbikëqyrës miratohet nëse për të votojnë dy nga tre anëtarët e Këshillit, ndërsa ndryshimet dhe plotësimet e saj bëhen në mënyrën dhe sipas procedures së njëjtë sikurse miratimi i saj.

Neni 15

Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, të aprovuar më 18.11.2023, në Ferizaj.

10+

Klube & Shkolla

Antaresohu!

Kur ju bashkoheni me ne, merrni më të mirën. Ne ofrojmë zgjidhje dhe mundësi të adaptueshme që ju lejojnë të jeni pjesë e të gjithë projekteve tona.

Image
Image

Antaresohu ne UNI College

Qëllim i UNI College është arritja e rezultateve kulminante, në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Information

Follow Us

Copyright © 2024 Klubi Sportiv UNI College| All Right Reserved.