Rregulloret e Brendëshme
RREGULLORJA
E PUNËS SË BORDIT DREJTUES
Rregullorja e punës së Bordit Drejtues
Me këtë Rregullore, të hartuar në bazë të Ligjin mbi Sportin nr. 2003/24 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015, si dhe nenit 8 të statutit të KB “UNI COLLEGE”, Bordi Drejtues nxjerr këtë rregullore të punës
- DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë Rregullore përcaktohen mënyra e punës dhe e marrjes së vendimeve në Bordin Bordit, që konsistojnë në:
– përgatitjen dhe konvokimin e mbledhjeve të Bordit,
– udhëheqjen e mbledhjeve,
– marrjen e vendimeve dhe konkluzave dhe
– mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Bordit
Neni 2
Mbledhjet e rregullta të Bordit mbahen të paktën një herë në muaj.
Neni 3
Në mbledhjet e Bordit, përveç anëtarëve, mund të marrin pjesë edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës pa të drejtë pjesëmarrjeje në marrjen e vendimeve.
- PЁRGATITJA DHE KONVOKIMI I MBLEDHJEVE TЁ BORDIT
Neni 4
Mbledhjet e Bordit i thërret kryetari.
Neni 5
Mbledhjet e Bordit mund të mbahen nëse në to marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve, ndërsa vendimet dhe konkluzat do të jenë të vlefshme nëse për to votojnë më tepër se gjysma e anëtarëve të pranishën më mbledhje.
Neni 6
Mbledhjet e Bordit i përgatisin kryetari dhe sekretari i Klubit, ndërsa e udhëheq kryetari, apo kryesuesi të cilin e autorizon kryetari apo Bordi.
Neni 7
Me rastin e hapjes së mbledhjes, kryetari apo kryesuesi propozon rendin e ditës.
Neni 8
Çdo anëtar ka të drejtë të propozojë ndryshimin apo plotësimin e rendit të ditës, duke dhënë arsyetimet përkatëse, ndërsa rendin përfundimtar e miraton Bordi.
III. VENDIMET DHE KONKLUZIONET
Neni 9
Pas çdo pike të rendit të ditës Bordi merr vendime apo konkluzione përkatëse.
Neni 10
Vendimet në Bord merren me shumicë votash.
Votimet në mbledhjet e Bordit janë të hapura.
Neni 11
Vendimet dhe konluzat e marra shënohen në procesverbal.
Neni 12
Për tërë rrjedhën e mbledhjes së Bordit mbahet procesverbali, të cilin në fund të mbledhjes e nënshkruajnë kryetari ose kryesuesi i mbledhjes dhe procesmbajtësi.
- DISPOZITA PЁRFUNDIMTARE
Neni 13
Rregullorja e punës së Bordit miratohet nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të Bordit, ndërsa ndryshimet dhe plotësimit e saj bëhen në mënyrën dhe sipas procedures së njëjtë sikurse miratimi i saj.
Neni 14
Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga anëtarët e Bordit të KB “UNI COLLEGE”, të aprovuar më 0106.2024.
RREGULLORJA
E PUNËS SË Këshillit Mbikqyrës
Rregullorja e punës së Këshillit Mbikqyrës
Me këtë Rregullore, të hartuar në bazë të Ligjin mbi Sportin nr. 2003/24 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015, si dhe nenit 8 të statutit të KB “UNI COLLEGE”, nxjerr këtë rregullore të punës së Këshillit Mbikqyrës të Klubit.
Neni 1
Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e punës dhe e marrjes së vendimeve në Këshillin Mbikëqyrës të KB “UNI COLLEGE” që konsistojnë në:
– përgatitjen dhe konvokimin e mbledhjeve të Këshillit;
– udhëheqjen e mbledhjeve;
– marrjen e vendimeve lidhur me mbikqyrjen profesionale dhe nxjerrjen e konkluzioneve;
– mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit
Neni 2
Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë, ekspertë të fushave të caktuara.
Neni 3
Këshilli ka kryetarin, të cilin nga radhët e veta e zgjedhin anëtarët e Këshillit, ku si tërësi i përgjigjen Bordit Drejtues të KB “UNI COLLEGE”.
Neni 4
Mandati i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyerës zgjatë katër (4) vjet. Këshilli mund të shkarkohen edhe para skadimit të kohës, vetëm atëherë kur konstatohet nevoja për shkaqe objektive.
Neni 5
Këshilli Mbikëqyrës është organ mbikëqyrës i klubit, që mbikëqyrë zbatimin e Statutit dhe të akteve të tjera të përgjithshme, gjendjen materiale-financiare dhe shfrytëzimin e pasurisë së klubit, dhe ligjshmërinë e punës së organeve të klubit, zbatimin e vendimeve, konkluzioneve dhe akteve të tjera juridike.
Neni 6
Këshilli Mbikëqyrës mund të kërkoj që të këtë qasje në dokumentet që kanë të bëjnë me punën dhe me gjendjen financiare të klubit.
Neni 7
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mund të kërkojnë mbajtjen e mbledhjeve të Bordit Drejtues nëse konstatojnë ekzistimin e parregullësive financiare dhe punuese, shkeljen e Statutit dhe të akteve të tjera të përgjithshme të klubit.
Neni 8
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të marrin pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote në marrjen e vendimeve.
Neni 9
Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës i thërret dhe i udhëheq kryetari i Këshillit.
Neni 10
Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës mbahen në përbërje të plotë, ndërsa vendimet dhe konkluzionet merren me shumicë votash.
Neni 11
Për tërë rrjedhën e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës mbahen procesverbale, të cilat pas aprovimit nga Këshilli, ruhet në dokumentacionin zyrtar të klubit.
Neni 12
Konvokimin e mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës e bënë kryetari i këshillit dhe atë së paku një herë në muaj.
Neni 13
Këshilli Mbikqyrës ka për obligim të ushtroj mbikqyrje administrative e profesionale në veprimtarinë e klubit, dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organet e klubit.
Neni 14
Rregullorja e punës së Këshillit Mbikëqyrës miratohet nëse për të votojnë dy nga tre anëtarët e Këshillit, ndërsa ndryshimet dhe plotësimet e saj bëhen në mënyrën dhe sipas procedures së njëjtë sikurse miratimi i saj.
Neni 15
Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, të aprovuar më 18.11.2023, në Ferizaj.
10+
Klube & ShkollaAntaresohu!
Kur ju bashkoheni me ne, merrni më të mirën. Ne ofrojmë zgjidhje dhe mundësi të adaptueshme që ju lejojnë të jeni pjesë e të gjithë projekteve tona.